Почетна Контакт
English Македонски Shqip
 
За Амбасадата
Активности
Права на детето
СОС телефон за деца и млади
Извештаи, Информатори
Дипломатски Кор на Амбасадата
Глобална кампања за образование 2006/7/8
Детски работилници
ГПМ Активности
Корисни Линкови
Публикации
Архива
Образование за мир
Глобална недела на акција 2009/2010
Градење култура на детско учество
Детство без насилство
Истражување за правата на детето, дискриминација и насилство
Водич за родители и наставници за заштита на децата од педофилија
Алтернативен извештај на невладините организаци кон државните извештаи за состојбата со правата на детето во Република Македонија
Алтернативен извештај за состојбата со правата на децата во Република Македонија подготвен од децата
 
 

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/544.html
Kiamet -prindërit përdhunojnë fëmijët11/08/2009 08:57:00
Madhesia e shkronjave:    
 


Në çdo të dytën ditë, një fëmijë ka pësuar dhunë seksuale. Drejtori i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi”, Dragi Zmijanac thotë se fëmijët janë viktimë e prindërve të tyre
 
ANILA LIMANI
 
Personat që më së shumti duhet të kujdesen për fëmijët, janë ata që i shkaktojnë atyre trauma që nuk u shlyhen kurrë në jetë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në çdo të dytën ditë, një fëmijë ka pësuar dhunë seksuale. Dhe që skandali të jetë akoma më i madh në numrin më të madh të rasteve fëmijët janë përdhunuar nga persona të rritur, me të cilët kanë pas lidhje gjaku. Drejtori i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi”, Dragi Zmijanac thotë se fëmijët janë viktimë e prindërve të tyre. “Në numrin më të madh të rasteve fëmijët janë përdhunuar nga persona të rritur të njohur prej tyre. Vetëm në pesë muajt e parë të vitit prej 19 rasteve të përdhunimit të fëmijëve, 11 ishin kryer nga persona që ishin në lidhje gjaku. Fëmijët janë viktima të prindërve të tyre, familjarëve të tyre, të njohur të të rriturve, të cilët në vend që ti ndihmojnë në zhvillimin e sigurt psikofizik, ata i përdhunojnë dhe i sjellin traumat më të rënda, të cilat disa fëmijë nuk i  paraqesin asnjëherë, ose i paraqesin me vonesë prej pesë e më shumë vjetësh”, tha Zmijanac për “Lajm”.  Dënimet e ulëta që ekzistojnë në Maqedoni ndaj pedofilëve kanë bërë që kohëve të fundit numri i tyre të rritet ndjeshëm, ndërkaq që ripërsëritja e të njëjtës vepër penale nga ana e pedofilëve ndodh në të shumtën e  rasteve. Numri një i “Megjashi”-t, thotë se keqpërdoruesit e fëmijëve duhet të dënohen me burgim të përjetshëm. “Me angazhimin tonë dhe një numër të madh reaksionesh për dënimin maksimal të pedofilëve, Ministria e Drejtësisë propozoi dyfishimin e dënimeve për rastet e pedofilisë dhe keqpërdorimin seksual të fëmijëve me zhvillim të vonshëm. Angazhimet tona janë që  kryerësit e këtyre veprave të rënda penale të dënohen me dënime maksimale - burg të përjetshëm”, tha ai, duke shtuar se  Ambasada e parë e fëmijëve në botë insiston në dënime maksimale , pasi që akoma nuk kemi marrë garanci të sigurta se me pedofilët  punohet në mënyrë të sigurt gjatë kohës së dënimit dhe se ata pas daljes nga burgu nuk kanë për ta përsëritur të njëjtën vepër. “Pedofilët në të shumtën e rasteve e përsërisin të njëjtën vepër penale”, theksoi Zmijanac.  Sipas tij në të ardhmen është e nevojshme që ti kushtohet vëmendje e veçantë recidivizmit dhe ndjekjes së pedofilëve të dënuar. “Për këtë propozojmë që pas lëshimit të burgut, nëse nuk janë dënuar me dënimin e rreptë - burgim i përjetshëm, ata persona të jenë nën mbikëqyrje mjekësore që do të realizohej me terapi mjekësore të rregullt. E gjithë kjo si masë preventive (parandaluese) që pedofilët të mos e përsërisin keqpërdorimin seksual të fëmijëve. Masat preventive janë masat më të rëndësishme”, sqaroi ai. Zmijanac thotë se shkollat duhet të kenë aktivitete arsimore me fëmijët  për informimin dhe mbrojtjen e fëmijëve  nga keqpërdorimi seksual i pedofilëve. Po ashtu edhe Qendrat për punë sociale duhet të kenë hetime tek familjet disfunksionale dhe familjet në rrezik ku fëmija mund të jetë viktimë.


Movie
OSBE nuk komenton rastin e pedofilise
NE GJENEVE ME 27 MAJ U MBAJT SESIONI I 54-TE I KOMITETIT PER TE DREJTAT E FEMIJES
Java globale per inkuadrimin e femijeve ne arsim Ne me shume se 100 shtete neper gjithe boten, yje te njohura boterore te futbollit do te shoqerohen me femijet me qellim qe te gjithe te kene mundesi te shkojne ne shkolle dhe te arsimohen.
Fushate: Nuk duhet te heshtim per dhunen
Raport Alternativ per gjendjen e te dejtave te femijeve ne Republiken e Maqedonise - veshtruar nga ana e femijeve
Femijet frigohen te paraqesin dhunen ne telefonat SOS
Raport alternativ i organizatave joqeveritare ndaj raporteve shteterore per gjendjen e te drejtave te femiut ne Republiken e Maqedonise
PERCEPTIMI I FEMIJEVE PER TE DREJTAT E TYRE, DISKRIMINIMI DHE DHUNA MBI FEMIJET (raport nga hulumtimi ne teren)
‘Megjashi’, femijet nuk i dine te drejtat e tyre
Ne Draceve rrihet per vdekje nje femije
Se paku 2.000 femije jetojne ne rruge
Maqedonia ka rreth 40 mije te pa shkolle
Fushata per arsimin-Jave e globale per aksion ne Republika e Maqedoni 2009
Edukate per paqe